Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy në takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se është thelbësore që Evropa të jetë “aq e bashkuar tani” sa ishte kur filloi lufta në vitin 2022 dhe se kjo do të ndihmojë në arritjen e “paqes së vërtetë”.
“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha”, shton ai.
Ai thotë se do të duhet kohë për t’i shqyrtuar ato, por se është “e pamundur ta bësh këtë nën atë presion të armëve”.
Zelensky shton se vijat aktuale të frontit në luftën e vendit të tij kundër Rusisë duhet të jenë baza për bisedimet e paqes.
“Ne kemi nevojë për negociata të vërteta, që do të thotë se mund të fillojmë aty ku është vija e frontit tani”, thotë ai.
Ai thotë se një samit trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së është i nevojshëm, por Rusia nuk jep “asnjë shenjë” se kjo do të ndodhë.