Live

Zelensky shpreson të takohet me Trump javën e ardhshme në SHBA

09:23 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shpresonte të takohej me kandidatin republikan presidencial, Donald Trump javën e ardhshme kur ai të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur “planin e fitores” të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Zelensky do të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu planifikon të takohet me Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris në takime të veçanta më 26 shtator, shkruan Reuters.

Udhëheqësi ukrainas tha se ai gjithashtu shpresonte të takohej me Trump.

“Ne me shumë gjasa do të kemi një takim, mendoj, më 26-27 shtator,” tha Zelensky pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua