Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2025 ku përfaqësues të bizneseve dhe ekspert të fushës kanë analizuar projeksionet buxhetore dhe shpenzimet në vitet e kaluara të qeverisë aktuale.
Profesori universitar, Nazmi Zeqiri duke analizuar projekt buxhetin e vitit 2025 ka thënë se nje buxhet prej 3.6 miliard shënon një tendencë të njejt të rritjes së buxhetit ndër vite edhe pse kësaj radhe në terma të planifikimit duket pak më optimist edhe pse ky është vetëm një buxhet i planifikuar dhe sa është realizuar do të flasim një vit më vonë.
“Është e kuptueshme edhe ky buxhet mund të jetë në kuadër të propagandës politike sepse është një fryerje pak më e madhe kur e dijmë se në vitet paraprake nuk ka pasur ndonjë aktivitet ekonomik që na dërgon një sinjal se do të ketë rritje të të hyrave buxhetore. Ne ende nuk e kemi draftin që ta analizojmë në detaje se cfarë është planifikuar por një dihet se ky buxhet duhet të adresoj cështjet urgjente e jo të mbetet në suazat e planifikimeve sepse në vitetet e fundit kemi pasur problem të theksuar në realizimin e tij kjo për arsye se buxheti në terma real gjithëmonë shikohet në aspektin e shpenzimeve, sepse në buxhetin e shpenzuar i vërejm efektet e tij”, ka thënë profesori Zeqiri.
Në anën tjetër sipas Zeqirit ajo cka bie në sy në këtë buxhet është planfikimi prej 930 milion euro për investime kapitale e që dilematë më të mëdha janë pikërisht në këtë kategori.
“Është shumë shqetësuse viti 2024 sepse deri në fund të gushtit nga buxheti i planifikuar prej 3.3 miliard euro janë shpenzuar vetëm 1.79 miliard euro që nënkupton se ky është shpenzimi më i ult i buxhetit në historinë tonë të re. Kjo vërtetohet edhe me nivelin e shpenzimeve kapitale nga 859 milion euro të planifikuara janë shpenzuar 159 milion euro nga qeveria qendrore dhe 120 milion nga komunatë. Pra planfikimi karshi realizimit nga qeveria aktuale në cdo vit ka pasur dallime të mëdha por ky i fundit është shumë shqetësues”, ka thënë Zeqiri.
Sipas tij për 5 vitet e kaluara buxheti është rritur përafërsisht 10% derisa inflacion si total për këto vite ka qenë 22%.