Live

Zhduket një person në Novobërdë, policia nis hetimet

09:49 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia po e heton zhdukjen e një personi në Novobërdë.

Në raportin 24-orësh, forcat e rendit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 30 korrikut.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thonë nga policia, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua