Live

Zjarr masiv në Kçiq të Mitrovicës, rrezikohen dy lagje

15:18 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, duke vënë në rrezik shtëpitë dhe dy lagje përreth.

Sipas raportimeve të medias lokale, “Mitropol” zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikësve dhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen të shuajnë flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua