Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Torin të Lipjanit.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se flakët kanë kapluar zonën përreth maleve dhe janë afruar pranë shtëpive.
Një banor që ka dërguar pamje poashtu ka bërë të ditur se një shtëpi është duke u djegur.