Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sipas njoftimit, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.
“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe deri në tani në Speciale ka dëshmuar dëshmitari i 102-të i ZPS-së.