Live

Zveçan: Serbi sulmon seksualisht një grua kosovare dhe i dëmton veturën

09:31 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan.

Sipas raportit policor 24-orësh, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30, transmeton Klankosova.tv.

Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë atë.

Rasti në hetime!

Shpërndaje në

U Kopjua