Live

Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von der Leyenit në Kosovë

13:19 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në X.

Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Presidentja Ursula von der Leyen në Kosovë: takohet me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu; takohet me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit Evropian.

Pas Kosovën, Von der Leyen do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takohet me liderët atje. Para Kosovës e Malit të Zi, Von der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

On Saturday 26 October, @EU_Commission President Ursula von der Leyen will visit #Kosovo.

She will hold separate meetings with President @VjosaOsmaniPRKS and with Prime Minister @albinkurti.

⬇️https://t.co/7ldzeO6g9W— European Union in Kosovo (@EUKosovo) October 22, 2024

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...