Live

Zyra Ndërlidhëse në Beograd informohet për arrestimin e Behar Preniqit

11:23 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Behar Preniqi, u arrestua ditën e djeshme nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Preniqi u arrestua me pretendimin se ky kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet se lidhur me rastin është informuar edhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

Kjo u konfirmua edhe familja e të arrestuarit.

“Më thanë se nuk kanë informacion. Duhet të presin 48 orë. Duhet ta kuptojnë vendin se ku po e mbajnë”, deklaruan nga familja.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje lidhur me rastin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe është në pritje të një përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua