Live

Zyrtare: Real Madridi firmos me talentin argjentinas Franco Mastantuono

16:33 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit argjentinas Franco Mastantuono, i cili ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare me klubin spanjoll.

Mesfushori i ri i bashkohet klubit mbretëror nga River Plate, në një marrëveshje që kap vlerën e rreth 45 milionë eurove.

Pavarësisht transferimit, Mastantuono do të vazhdojë të luajë me River Plate në Kupën e Botës për Klube, përpara se të bashkohet me Real Madridin në gusht.

“Real Madridi njofton se Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua