Live

25-vjetori i themelimit të Policisë, Hamza: Kosova është krenare me ju

11:28 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar Policinë e Kosovës për të arriturat e vazhdueshme.

Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ai ka thënë se Kosova është krenare me këtë institucion.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar pjesëtarët e kwtij institucioni nuk kanw hezituar në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend dhe ligj.

“Më 6 shtator 1999, 25 vjet më parë, 176 kadetë e filluan trajnimin në kushtet e një shoqërie të lirë e demokratike si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kjo ditë vendosi themelet e një prej institucioneve më të mira dhe profesionale të zbatimit të ligjit në rajon. Gjeneratë pas gjenerate, Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime. Ky jubilar shënon të arritura të vazhdueshme, por zgjon edhe momente të dhimbjes e krenarisë për policët e rënë në krye të detyrës. Me respekt të thellë, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun. Kosova është krenare me ju!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua