Live

Borrelli takohet me liderët e BP-së, Osmani dhe Vuçiqi nuk janë në të njëjtën fotografi

08:40 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, në takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”, është shprehur Borrell.

Po ashtu, kryediplomati shprehet se ‘së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë’.

Borrell në rrjetin social X, ndau dhe disa foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në krahë të tij shihet presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në të njëjtën fotografi nuk është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa akoma nuk dihet nëse ai dhe Osmani kanë refuzuar të jenë në të njëjtin portret.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...