Live

Çudit Peci: I kam menaxhuar 300 milionë euro pa ushtruar ndikim, s’ndodh as në BE

19:30 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së fundi është lavdëruar duke thënë se ka pasur 300 milionë euro në menaxhim për subvencione dhe grante ndaj fermerëve, por nuk ka ndikuar në asnjë rast.

Duke folur në “DPT Fidani”, ministri Peci ka thënë se nuk ka ndikuar në përkrahjen ndaj fermerëve, gjë që sipas tij, është për t’u lavdëruar.

“Nuk ka nevojë askush prej studios me i tregu fermerit a ka psë progress a s’ka pasë me ministër Faton Pecin në sektorin e Bujqësisë. Dallim radikal. Kemi dhënë përkrahje 300 milionë euro, prej 300 milionë euro ofrim për sektorin e Bujqësisë, i pari i ministrisë nuk ka ushtru ndikim as edhe në një rast të vetëm se kush do të jetë përfitues i subvencioneve edhe i granteve.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Madje, Peci e cilësoi këtë si revolucionare pasi sipas tij, nuk ndodhë as në Bashkimin Evropian.

“Kjo nuk është revolucionare vetëm për rajon apo Ballkan, por kjo nuk besoj që ekziston as në BE, ku një ministër ka në menaxhim 300 milionë euro edhe nuk ushtron asnjë ndikim.”– u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua