Live

Djali gjen babanë të vdekur në tavanin e shtëpisë në Lipjan

08:53 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një person është gjetur i vdekur të martën në tavanin e shtëpisë së tij në Lipjan.

Sipas policisë, një person ka raportuar se ka gjetur babain e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua