Live

Gërvalla pret në takim homologun nga Turqia, Hakan Fidan

11:19 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Aktualisht është duke u zhvilluar takimi në mes të dy homologëve me dyer të mbyllura, ndërsa pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.

Pas këtij takimi do të ketë konferencë për media.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte ministri turk do të pritet edhe nga presidentja e Republikës,Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë ditës së enjte, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi edhe homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.

Shpërndaje në

U Kopjua