Live

Kurti njofton për takimin me Enver Petrovcin: U pamë pas trajtimit shëndetësor që kishte marrë në Prishtinë e Stamboll

12:05 / 05 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të mërkurën aktorin kosovar, Enver Petrovci. Në Instagram, Kurti ka treguar se ky takim ka ardhur pasi Petrovci kishte marrë trajtim në spitalet e Prishtinës dhe të Stambollit për sherim.

Kurti ka thënë se në këta takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci, kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës.

“ Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për tetarin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Enver Petrovci, i lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, është aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Ai ka interpretuar role të mëdha si Hamlet, Macbeth dhe Julius Cesar duke u bërë një ikonë në kulturën tonë. Enveri është gjithashtu themelues i Teatrit Dodona, Akademisë së Arteve, profesor shumëvjeçar i aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe themelues i Teatrit të Babës në Prishtinë. I uroj Enverit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike”, ka përfunduar kryeministri.

Shpërndaje në

U Kopjua