Live

Podujevë/ Liderët e shtetit arrijnë në shpalosjen e shtatorës së ish-presidentit Rugova

13:33 / 07 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Sot, në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, komuna e Podujevës ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në këtë ceremoni ka arritur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e bujqësisë, Faton Peci.

Pas Kurit, edhe presidentja Vjosa Osmani arriti në këtë ceremoni.

Të pranishëm janë edhe familjarët e ish-presidentit Rugova, Teuta dhe Ukë Rugova, shkruan Indeksonline.

Shtatorja do të zbulohet në Podujevë në Parkun e Qytetit.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje.

Shpërndaje në

U Kopjua