Live

Rasti i nxënëses me shami në Pejë, Konjufca-deputetit të VV-së: “Fushata fillon kah 6-7 janari, ke kohë të mjaftueshme”

11:37 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i VV-së, Visar Korenica ka përmendur rastin e 18-vjeçares në Pejë e cila u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë, ndërsa i coi edhe mesazh Ministres së Arsimit, Arbëri Nagavcit që ta trajtojë rastin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Korenica tha se një gjë e tillë është përgjegjësi kolektive dhe se ky problem nuk duhet të paraqitet më.

“Duhet ta dini që ka katër javë që një vajzë nuk po vijon mësimin në Pejë. Çdo tretën ditë përjashtohet nga drejtori. Nuk e di sa e drejtë është që edhe vetë ministrja të mos mirret me rastin. E kemi përgjegjësi kolektive, dhe nuk ka kuptim me vazhdu procesin e votimin dhe mos me e trajtu këtë rast dhe me i jep të drejtën për shkollim dhe arsimim. I çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit të mirret me rastin dhe të mos lejojë të njëjtat probleme me u paraqit”, tha Korenica para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Por, lidhur me këtë, duke qenë se ishte deklarim jashtë rendit të ditës, Kryeparlamentari Glauk Konjufca i tërheqi vërejtjen deputetit të VV-së.

Ai madje i tha që fushata fillon nga 6-7 janari dhe ai ka kohë të mjaftueshme për t’i ngritur problemet.

“Unë si kryetar jam duke ta tërhequr vërejtjen qe ishte jashtë rendit të ditës. Besoj që fushata fillon kah 6-7 janari dhe e keni gjihë kohën e mjaftueshme për m’i ngrit të gjitha problemet”, i tha Konjufca, deputetit të VV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...