Live

Selmanaj ia rikujton Kurtit premtimet për Trepçën: Në të gjithë dështoi

11:03 / 30 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka dështuar në të gjitha premtimet për minierën e Trepçës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj publikuar një video të Kurtit me premtimet e tij për investimet në Trepçë, e që sipas tij, për to u shpërblye nga mitrovicasit me 22 mijë e 580 vota.

Albin Kurti në vitin 2021 premtoi se në Trepçë:

  1. Do të riparojmë kapacitetet ekzistuese,
  2. Do të fusim teknologjinë e re,
  3. Do të shtojmë prodhimin dhe hulumtimin,
  4. Do të shtojmë kualifikimin e punëtorëve.

Për realizimin e këtyre premtimeve qytetarët e Mitrovicës e shpërblyen me 22,580 vota, apo 64.26%.  Në të gjitha këto premtime DËSHTOJ”, shkroi ai.

Deputeti i LDK-së u shpreh që Kurti s’e ka hallin e minatorëve që jetojnë në kushte të tmerrshme, por te rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

Ndërsa sot, kur minatorët jetojnë në kushte të tmerrshme dhe ende nuk i kanë marrë pagat e dy muajve, Albin Kurti i premton vetes se në vitin 2025 do të fitojë edhe më shumë vota se në vitin 2021. Ky nuk e ka hallin e minatorëve dhe të kësaj shoqërie, por tek rezulltati i zgjedhjeve që do mbahen së shpejti”, shkroi Selmanaj.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kanë thënë se minatorët nuk kanë marrë ende as pagën e muajit qershor.

Në një reagim publik, nga Sindikata thonë se interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga Qeveria dhe Bordi i Ndërmarrjes, janë në nivelin zero, teksa janë shprehur se ata kanë vetëm fjalë boshe.

Minatorët pohojnë se një qasje e tillë, përbën shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhereshme.

Shpërndaje në

U Kopjua