Live

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hamza: Mesazhi që mora ishte i qartë, SHBA-të qëndrojnë pranë nesh

09:37 / 08 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Bedri Hamza i nominuari nga PDK-ja për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka publikuar fotografi nga takimet e tij në Shtepinë e Bardhë në ShBA. Nacionale mbrëmë raportoi për këto takime.

Hamza ka thënë se ka takuar asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter si dhe Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin.

“Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.” – ka shkruar Hamza.

Më tej, ai ka thënë se në takim janë përmendur edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesëshja e vendeve të BE-së

“Ne u pajtuam që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ne u pajtuam që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën e mua edhe i pazëvendësueshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua