Live

Zor të behët Vushtrria me Ujësjellës, pezullohet për të tretën herë tenderi me vlerë mbi 3 milionë

11:06 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ndertimi i Stacionit të pompimit në Komunën e Vushtrrisë duket se do t’i kushtojë 3.3 milionë euro, mirëpo zor që të ndertohet kry projekt pasi që është pezulluar për të tretën herë dhe tenderi gjindet në OSHP, njofton Kosovalive.net.

Pezullimi i projektit nga AK-Komuna e Vushtrrisë:

Autoriteti kontraktues në këtë rast Komuna e Vushtrrisë në projekt dyshohet se ka vendosur kriterie diskriminuese sipas Operatorit Ekonomik ‘Dijamanti’ pasi ka derguar ankesë dhe ka deklaruar se kriteriet qe i ka vendosur Komuna e Vushtrrisë janë kriterie diskriminuese dhe kriterie të gatshme për një Operator Ekonomik tjetër.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishtë 3.3 milionë euro:

Numri i prokurimit: 2024/VU644-24-8479-5-1-1/B54-0022521

OE ‘Dijamanti’ ka theksuar se këto kërkesa të panevojshme dhe diskriminuese po keqpërdoret nga stafi i AK-së, gjegjësisht nga zyra e prokurimit në bashkëpunim me zyrën e Urbanizimit, përkatesisht nga Nexhat Merovci, ku këta të fundit janë shprehur se mund ta deshmojnë dhe të faktualizojnë këto aktivitete ku sipas OE nga ana e Komunës së Vushtrrisë janë tendencioze, jo profesionale dhe të dyshimta.

Ankesa e OE ‘Dijamanti’:

Mirëpo Autoriteti Kontraktues i’a ka refuzuar ankesën e OE ‘Dijamanti’ ku e ka cilësuar si të pabazuar kërkesen për rishqyrtimin e subjektit në procedurë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull Ndertimi i stacionit të ujit, në pjesën lindore të Vushtrrisë.

Vendimi refuzues nga AK:

OE ‘Diamanti’ pas përgjigjes se marrë nga Komuna e Vushtrrisë – AK, ka derguar projektin (Tenderin) e Ndertimi i stacionit të pompimit, në OSHP me 16.09.2024.

/Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua