Live

100 ditë nga burgosja, Veliaj: Ndalimi i padrejtë dhe arbitrar vazhdon

12:20 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Janë bërë 100 ditë prej se është burgosur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Me këtë rast, Veliaj deklaroi se ky ndalim po vazhdon ndonëse është i padrejtë dhe arbitrar.

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

“Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur”, theksoi Veliaj.

Ai shtoi se do të vazhdojë t’i ndjek të gjitha rrugën ligjore për t’u liruar.

“Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj. Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!”, shtoi ndër të tjera kryebashkiaku i Tiranës.

Shpërndaje në

U Kopjua