Live

12-vjeçari merr veturën e babait në Llabjan dhe përplas motrën që tentoi ta ndalonte

09:17 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një fëmijë 12-vjeçar nga fshati Llabjan i Novobërdës raportohet se ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë.

Policia njofton se motra e tij kishte tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua