Live

15 Gusht afati i dytë i testit të maturës

19:00 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Rreth 9 mijë e 577 të cilët nuk kanë arritur të kalojnë me sukses provimin e Maturës Shtetërore, një mundësi të dytë do të kenë në afatin e gushtit, saktësisht me datën 15 Gusht. Kur edhe është përcaktuar të mbahet pjesa e parë e afatit të dytë të provimit të maturës.


30 gushti dhe 7 shtatori janë datat kur do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore. Të drejtë nënshtrimi në këtë provim kanë edhe 270 nxënës të cilët kishin thyer rregullat gjatë afatit të parë të provimit të maturës shtetërore.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.

Shpërndaje në

U Kopjua