Ende po vazhdojnë pritjet e gjata për mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në 20 minuta po pritet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas këtyre të dhënave, vetëm në këtë pikë kufitare shihet të ketë fluks më të shtuar të pritjeve, pasi në pikëkalimet tjera kufitare, pritjet vijojnë maksimumi në pesë minuta.
