Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një urim për qytetin e Gjirokastrës.
Kjo pasi ky qytet, kremton sot 20 vjetorin e shpalljes si pasuri botërore nga UNESCO.
“Mirëmëngjesi, dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare i cili ndau edhe një video në Facebook, njofton Klankosova.tv.