Live

24 të lënduar nga mjetet piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri: Pacienti nga Prizreni në gjendje më të rëndë

08:22 / 01 Janar 2025

Nga Kosova Live

Shefi i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku ka deklaruar se 24 raste janë të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike vetëm gjatë natës së vitit të ri.

“Deri tani kemi 24 raste të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni dhe është duke u trajtuar ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë në ekstremitete të lënduar “, deklaroi ai.

Çitaku tha se janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren për trajtim.

“Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

Rasti i Prizrenit ishte më i rëndi i natës së ndërrimit të moteve.

Dyshohet se në një pikë të shitjes së fishekzjarreve, ato eksploduan aksidentalisht, dhe zjarri kaploi banesa e vetura në afërsi.

Nacionale publikoi edhe pamjet nga ky incident.

Policia e Kosovës në anën tjetër, tregoi detaje për këtë rast.

“Sonte rreth orës 21:33, është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina”, ka ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezja e një pikështijte piroteknike, Si pasojë është përhapur zjarri në lokalet e ndërtesave dhe pikëshitjeve të tjera trotuareve, ku në këtë rast kemi një person të lënduar, i njëjti është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal, është në gjendje të rëndë, duke pasur parasysh plagëte tij, i njëjti do të dërgohet në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet relevante, përfshirë zjarrëfikësit. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkaq zëdhënësi i spitalit tha që: “Të lëndum kanë ardhë dy persona, njërit pasi iu është dhënë ndihma mjekësore është dëegu në shtëpi. Ndërsa tjetri si pasojë e lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK”

Dhjetëra persona të tjerë ishin lënduar nga mjetet piroteknike gjatë gjithë muajit dhjetor. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.

Pavarësisht masave që kishte ndërmarrë shteti duke kufizuar përdorimin e mjeteve piroteknike, ato nuk ndaluan qysh nga fillimi i muajit dhjetor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...