Live

6-vjetori i vdekjes së Demaçit, Haxhiu: Vepra e tij do të shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri

11:10 / 26 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu është shprehur se rezistenca aktive dhe lufta për çlirim ishin ide të mishëruara te Demaçi.

Sipas saj, vepra e tij do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme e cila do të shërbejë si shembull se si luftohet për liri.

Vepra e Bacës Adem do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të na shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri.

Adem Demaçi na mësoi se uniteti dhe vendosmëria e një populli janë armët më të fuqishme kundër çdo armiku, çdo shtypje, dhe kundër çdo padrejtësie”, shkroi ndër të tjera Haxhiu.

Shpërndaje në

U Kopjua