Janë bërë disa ditë prej se familja e kanë raportuar të zhdukur 67-vjeçarin Beqir Malokaj, nga Istogu.
Kërkimet për të vazhdojnë derisa në operacion janë angazhuar edhe pjesëtarët e FSK-së.
Mentor Maloku, nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim deklaroi për Klankosova.tv se ka dyshime se 67-vjeçari është parë në Çagllavicë.
“Kërkimet jemi duke i vazhduar. Është një pjesë që po dyshojmë, njëherë duhet të bëhen verifikimet e nevojshme. I kemi kamerat që duhet t’i shikojmë dhe pastaj të marrim hapat e nevojshëm”, deklaroi ai.
“Ka dyshime që ai sot nga ora 02:00 e deri në ora 03:00 të mëngjesit është parë në Çagllavicë. Duhet të analizojmë pamjet dhe pastaj nëse është ashtu të shpërngulemi në atë zonë”, theksoi Maloku.
Ai luti të gjithë qytetarët që kanë informacione rreth vendosjes së këtij burri të kontaktojnë shoqatën në numrin: 045 112 102.