Rrjeti social “Twitter” pritet të bëhet me pronar të ri, kompania është gati ta pranojë ofertën prej 43 miliard dollarë nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk.
Sipas burimeve të “Reuters” gjatë ditës së sotme, Twitter pritet të bëjë të ditur lajmin për shitjen e kompanisë.
Kujtojmë se drejtori ekzekutiv i Tesla, ofroi një çmim prej 54.20 dollarë për aksione, që janë 38 për qind më larta sesa çmimi i Twitter në treg që ishte më 1 prill – pra një ditë para se të njoftonte se zotëron 9 për qind të aksioneve në Twitter.
“Që kur kam bërë investimin tim, tani e kam kuptuar se kjo kompani nuk do të respektoj lirinë e fjalës në këtë format që është tani. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, shtoi Musk.