Live

Vritet me thikë kosovari 45-vjeçar në Itali

09:36 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Trevisos, distrikti i Fieras, në Itali.

Pas një përleshje me thika, një kosovar 45-vjeçar ka mbetur i vdekur, raporton “tgcom24”, transmeton kosovalive.net

Sipas informacioneve nga mediat në Itali, kosovari është therur më shumë se njëherë.

Përveç tij, ka pasur edhe persona tjerë që kanë pësuar lëndime trupore. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë konfliktin. Dyshohet se mund të ketë pasur lidhje me një konfilikt që kishte ndodhur ditë më parë.

Disa persona tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua