I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, janë takuar edhe me përfaqësues së Listës Serbe.
Sipas LS-së, gjatë këtij takimi është fol për situatën politike dhe të sigurisë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmësin amerikan të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në kumtesë.