Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.
Katrati ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend, dhe politikat e përdorura nga krerët e shtetit.
Ardian Kastrati, tha se çështja e veriut dhe sigurisë në këtë pjesë të vendit ndikon edhe në sigurinë në rajon, prandaj edhe sipas tij nuk është kompetencë e vendit tonë që të marrë vendime në aspektin e sigurisë, duke thënë që Albin Kurti ka dalur përtejë komeptencave të Republikës së Kosovës.
“Ky djaloshi, Bini u dalë përtejë kompetencave që i ka Republika e Kosovës, a e dini pse? Flas në aspektin e sigurisë, sepse çështja e sigurisë e prekin rajonin se mundet me plasë edhe në Republika Srbska, edhe në Maqedoni edhe në Mal të Zi, shihe çfarë po bëjnë në Mal të Zi, sepse është shtet i NATO-s, ato nuk janë kompetenca tona, ne jemi shtet i vogël. Ato janë komeptenca të disa “jaranave” më të mëdhenjë që kanë investuar shumë në arkitekturën e sigurisë së rajonit. Këta kanë fol, sikur i kanë shtatë koka bërthamore, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Hajde, urdhëro pra! E tani, kur po turren atje, po thotë e tash nuk muj, thirre KFOR-in le të na ndihmoj! Kjo i bie si me shku në pyll pa sëpatë me pre dru!” tha Kastrati.
Tutje ai u pyet, nëse veriu si pjesë e Republikës së Kosovës ai është përgjigjur, se kjo do ndodh për shkak të politikave amatoreske të Kurtit.
“Veriu është i humbur, unë mendoj që veriu është i humbur, kështu si ka fillu Albin Kurti e ka dorëzu, politikat amatoreske e Albin Kurtit.” përfundoi Kastrati.