Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se Mjeku Specialist Dr.Reshat Emra, ka pësuar infarkt në vendin e punës, i cili i ka shkaktuar vdekjen.
Përmes një postimi në Facebook, Spitali është shprehur i tronditur për vdekjen e tij, derisa ka thënë se ai ka qenë kujdestar në shërbim të pacientëve.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor!
Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra.
Pusho i qetë.
LEXO EDHE:
Mjeku vdes gjatë orarit të punës në Spitalin e Pejës, nisin hetimet – Kosovalive.net