Live

Mjeku vdes gjatë orarit të punës në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

18:28 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një mjek ka vdekur gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të shtunë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Por, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, tha Nikçi.

Shpërndaje në

U Kopjua