Live

Pasi u shtrenjtuan vezët dhe cigaret, a do t’i ngritet çmimi edhe derivatëve, tregon kryetari i naftarëve

15:27 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Që nga 15 dhjetori derivatet në Kosovë janë duke u shitur për 50 cent më lirë. Kështu të paktën po thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Berjani në prononcim për Insajderin ka treguar se sa është duke u shitur aktualisht litra e naftës e benzinës.

Çmimet në tregun kosovar sillen përafërsisht qysh nga 15 dhjetori deri me sot Dizelli 1.43 cent Benzin 1.30 cent”, ka thënë Berjani.

Duke i komentuar edhe rritjet e çmimeve të produkteve bazike, Berjani thotë se këto rritje kanë ndodhur pikërisht duke u thirrë në shtrenjtim të naftës.

Ai ka bërë thirrja që shporta e qytetarit të jetë më e lirë.

A do të ketë ndryshime në çmimin e derivateve s’mundemi me paragjyku shkaku se po ka lëvizje në Berzat ndërkombëtare dhe po reflekton te ne. Produktet nëpër markete të gjithat kanë pas një rritje ekstreme duke u thirrë në shtrenjtimin e derivateve. Po tash kemi rënie të derivateve rreth 0.50 cent. Shporta e qytetarit duhet të jetë ma e lirë”, potencoi ai.

Theksojmë se çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar thuajse të gjitha rritje. Një pako me ve, me sasi prej 30 copë ka arritur vlerën e 5 euro e 20 cent. Çmim ky tejet i lartë, krahasuar me standardin tonë.

Në anën tjetër, në prag të festave të fundivit vezët, shiteshin me çmim prej 4.49 euro.

Rritje e çmimeve edhe tek produktet tjera u vërejt sidomos në prag të fundvitit.

Bazuar në çmimoren e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ditë para fundvitit, një komplet me vezë është shitur për 4 euro e 29 centë.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?

Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind. Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind. Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind.

Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind. Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind. Në vitin 1019 ishte 2, 7 për qind. Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind.

Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...