Live

Dalin pamjet e rënda ku vdiq ministri i brendshëm ukrainas nga rrëzimi i helikopterit

10:12 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjashtëmbëdhjetë persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Denys Monastyrsky, vdiqën pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit, njoftuan autoritetet ukrainase të mërkurën.

“Në total, aktualisht dihet se janë vrarë 16 persona,” tha kreu i policisë kombëtare, Igor Klymenko. Në mesin e të vdekurve janë disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë Ministrin e Brendshëm, Denys Monastyrsky.

Në bordin e helikopterit ndodheshin nëntë nga të vdekurit, ndërsa 22 persona të tjerë u plagosën, mes tyre 10 fëmijë.

Para pak çasteve në mediat sociale janë publikuar pamje nga ky aksident, ku shihet se vendi ku është rrëzuar helikopteri është përfshirë nga flakët.

Shpërndaje në

U Kopjua