Live

Deputeti Abazi: Kurti mund t’a shpjegoj rolin e Dejona Mihalit në kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje

23:03 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një intervistë dhënë për Kosovalive, ka folur për dështimet e Qeverisë Kurti, politikën e jashtme, shkarkimin e tij nga Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, marrëveshjen e 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ai ka thënë se nuk e dimë nga e kaluara se çfarë shanazhe mund të kontrolloj znj.Mihaili Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk mund t’i di marrdhëniet e bredshme sepse bindja ime dhe qëndrimi im i drejt e sinqërtë nuk është që është pranuar nga fillimi, se ka pasur përjashtim nga takimet jo vetëm i imi por i gjithë njerëzve që nuk mendohet se janë afër rrethit të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk e dim nga e kaluara se çfarë shanazhe mund të kontrolloj znj.Mihaili e Lëvizjes Vetëvendosje, por e vërteta dhe realiti është se Mihaili me urdhërat e Kurtit lufton këdo që m endojnë se nuk janë në linjën e mendimit e të qëndrimit të asja që besojnë që është e drejta e vetme në këtë situatë. Ajo që është e qartë dhe e ditur se në çdo takim të grupit parlamentar edhe kur ka qenë apo nuk ka qenë prezent, ajo ka qenë fjala e fundit e çdo vendimi që është marr për qëndrimin e grupit parlamentar dhe është ekzekutuar nëpërmjet znj.Kusari”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Dejona Mihaili dhe Mimoza Kusari-Lila veprojnë mëe urdhërat e Kurtit, këtu aspekt gjinor nuk ka këtu ka qëndrim jodemokratik dhe funksionalitet jodemokratik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Haki Abazi, ka përmendur se me urdhërin e Kurtit, Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari- Lila, kanë ndaluar formimin e Komisionit Hetimor për Çështjen e Privatizimit dhe me dhjetëra tjera iniciativa.

“Me urdhërin e Kurtit, Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari- Lila, kanë ndaluar formimin e Komisionit Hetimor për Çështjen e Privatizimit dhe me dhjetëra tjera iniciativa përfshirë edhe sabotimin e vizitave të mija në vendet evropiane që të  më nimizojnë plotësishtë rolin e kryetari të Komisiomit dhe të Deputetit”, ka përmendur ai.

I pyetur se çfarë po kërkon në Lëvizjen Vetëvendosje Dejona Mihaili, deputeti Abazi është përgjigjur se për dy vitë ka ngritut këtë qështje.

“Qëndrimet e mija e sidomos në konferencat e së premtës, nuk është hera e parë që unë ngre zërin për këto çështje, ka me muaj të tërë që janë vazhdimësi e zërit brenda grupit parlamentar, ku për dy vite unë kam ngritur këto çështje. E këto kanë hasur në vesh të shurdhër”, ka thënë deputeti Abazi.

Ai ka shtuar se etëm një njeri mund të shpjegoj rolin e Dejona Mihalit, e ai është vetëm kryeministri Kurti.

Për më shumë ndiqeni intervistën e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua