Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Biseda mes Osmanit e Fidanit është bërë në gjuhën turke.
Gjatë kësaj bisede, Osmani i ka kërkuar që presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të bëjë diçka në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Spanjës.
Kryediplomati turk në përgjigjen e tij i premton se Erdogani do të bëjë diçka.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan kanë komunikuar turqisht në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Shkup. pic.twitter.com/YsmBMVpxVn
— TRT Balkan AL (@TRTBalkanAL) June 13, 2024