Live

Katër vdekje të dyshimta brenda një dite në Prishtinë

10:22 / 21 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar katër raste të ndara të vdekjeve të dyshimta në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se në të katër rastet, viktimat janë të gjinisë mashkullore, vdekjet e të cilëve i kanë konstatuar ekipet mjekësore.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastet janë iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupat e pajetë të katër viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...