Live

Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosje

11:10 / 21 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Profesori, Salem Lepaja ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lepaja lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar ai, pa dhënë arsyet e largimit nga Vetëvendosja.

Lepaja, kishte qenë profesor i Albin Kurtit, gjatë kohës së studimeve.

Ai ishte njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili i ligjëroi kryeministrit  dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Në disa intervista Lepaja kishte folur për Kurtin dhe për periudhën kur ai kishte qenë student. Madje, Lepja kishte thënë se  ai kishte ruajtur fletoret e provimet e Kurtit, duke e cilësuar si studenti më i mirë i asaj kohe.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...