Live

Gjykatësja ‘dembele’ nga Gjilani apo me qëllim nuk po kërkon fletarrest për Arianit Ibrahimin

11:12 / 23 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Avokati, Hamdi Jashari, i cili përfaqëson kryetarin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu ka ngrehur dyshime serioze për gjyqtaren e çështjeve civile, Myrvete Alidema. Jashari drejtoi akuza të forta ndaj gjyqtates, duke shkuar aq larg se ajo nën ndikimin edhe të pushtetit të Vetëvendosjes, me qëllim po e zvarritë procesin duke mos kërkuar fletarrest për Arianit Ibrahimin, i cili e ka paditur për shpifje kryesuesin e Asamblesë Komunale në Gjilan.

Po e botojmë deklaratën e plotë të avokatit, Hamdi Jashari pa ndërhyrje:

“Gjykata për të tretën herë me radhë, brenda tre muajve vazhdon ta lus paditësin që ta sjellë autorizimin, duke e toleruar atë dhe duke e mos konsideruar padinë si të tërhequr.
Pranë Gjykatës Themelore në Gjilan është në zhvillim e sipër çështja kontestimore sipas padisë së Arianit Ibrahimit ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit Kushtrim Kadriut. Kjo lëndë që nga fillimi zhvillohet me lëshime të mëdha. Fillimisht, në aspektin e zhvillimit të veprimeve procedurale, e pastaj edhe në aspkete tjera që si tërësi këtë proces e bënë tërësisht të paligjshëm.
Paditësi Arianit Ibrahimi, aktualisht jeton në Kanadë dhe fillimisht ka pasur një avokat tjetër, pastaj i ka ndërruar edhe disa avokatë të tjerë, pasi që nuk i ka pajisur me autorizim për përfaqësim në mënyrë të ligjshme.  Për këtë dhe për arsye të tjera, këta avokatë janë tërhequr. Njëjtë ndodh edhe me avokatin aktual, të cilin qe rreth katër muaj nuk e pajisë me autorizimin e duhur sipas ligjit.
Gjyqtarja e rastit Myrvete Alidema, fillimisht në seancën e datës 28 mars, kishte kërkuar nga avokati i paditësit autorizimin e vërtetuar te noteri në Kanada, pasi që ashtu kërkohet sipas LPK- së, duke i dhënë afat deri në seancën e datës 20 maj 2024. Edhe në këtë seancë avokati i paditësit nuk e kishte sjellë autorizimin e kërkuar, sepse paditësi nuk ia kishte dhënë, dhe me këtë rast, gjyqtarja në fjalë, në vend se ta konsiderojë padinë të tërhequr, ajo e nuk e hudh poshtë padinë, e falë paditësin dhe i jep afat avokatit edhe një muaj për ta sjellur autorizimin e kërkuar, deri në seancën e ardhshme me datë 21 qershor. Edhe në seancën e datës 21 qershor, avokati i paditësit përsëri nuk e kishte autorizimin e kërkuar dhe gjyqtarja Myrvete Alidema i jep afat avokatit edhe pesëmbëdhjetë ditë të tjera për ta sjellur autorizimin, ose do ta konsiderojë padinë të tërhequr.
Gjyqtarja në fjalë me veprimet e veta, me dashje ka keqpërdorur detyrën zyrtare, pasi që në vazhdimësi ka falur lëshimet e palës paditëse, duke e lutur vazhdimisht atë që ta vërtetoj autorizimin te noteri, duke i dhënë afate jashtë ligjore, me çka ka mbajtur aktive padinë e tij duke mos e tërhequr atë dhe duke e mos mbyllur çështjen. Kjo për palën e paditur ka shkaktuar fillimisht një pasiguri në objektivitet, pastaj ka shkaktuar shpenzime procedurale dhe mbi të gjitha një ndjenjë të pasigurisë.
Në praktikën e përditshme gjyqësore, në raste të tilla, gjyqtarët civilë, duke përfshirë edhe gjyqtaren Myrvete Alidema, nuk japin afat më shumë se tri ditë, e në raste të rralla në maksimum japin pesëmbëdhjetë ditë për plotësimin e lëndës me autorizim valid. Në rast të mospërmbushjes së obligimit nga pala, menjëherë e hudhin poshtë padinë si të palejuar apo e konsiderojnë padinë të tërhequr dhe e mbyllin lëndën.
Në rastin në fjalë, edhe përkundër mosinteresimit të paditësit dhe mospërmbushjes së detyrimit nga ana e tij, gjyqtarja e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë aktive lëndën deri në sjelljen e autorizimit valid, edhe pse kjo çështje është dashur të mbyllet që para tre muajve. Por, mundësia e dhënë jashtëligshëm nga gjyqtarja e mbanë ende në lojë paditësin.
Pala e paditur, për këto lëshime ka njoftuar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihun dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe në anën tjetër ne jemi duke analizuar situatën dhe nuk përjashtojmë mundësinë që të ushtrojmë kallëzim penal ndaj gjytares për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”. Kjo, pasi që e njëjta, duke mos përmbushur drejt e detyrën e saj zyrtare, me veprimet e saj në dëm të të paditurit ka privilegjuar në vazhdimësi paditësin dhe vazhdon ta bëjë ende një gjë të tillë.
Vlenë të ceket se edhe Kushtrim Kadriu ka ushtruar padi për shpifje dhe fyerje ndaj Arianit Ibrahimit, por që kjo padi për një lëshim të përmushjes së një adrese të saktë të të paditurit Arianit Ibrahimit, është konsideruar e tërhequr pas kalimit të afatit prej tri ditësh. Ndërsa, Arianit Ibrahimi edhe pas tre muajsh vazhdon të përkëdhelet dhe të lutet nga gjyqtarja për të sjellur autorizimin për avokatin dhe padia e tij është ende aktive, pa pësuar asnjë pasojë procedurale”, thuhet në deklaratën e Jasharit dërguar në kosovalive.net.

Milot Spahiu, avokat i ish kryetari-t të AKR-së në Gjilan, qe çfarë postimi skandaloz kishte bërë kundër Amerikës👇

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...