Live

Pas dy vjetëve KPMSHCK-së ju kujtua se zyrtari nuk i lejohet të ankohet

10:17 / 25 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Gjykata e Apelit nxorri aktgjykimin i cili e trajton si të pa bazuar ankesën e KPMSHCK-së në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës themelore të Prishtinës (AA nr 258/2023) i cili anulon vendimin e KPSHCK-së A nr. 216/2022, datë 14.04.2022. 

Ky vendim i KPMSHCK-së kishte refuzuar ankesën e ambasadorit Prenkaj i cili pretendon se Rregullorja (ZKM) Nr. 01/2022, e nënshkruar nga Kryeministri Kurti kishte shuar në mënyrë të jashtligjshme pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, pozitë e cila edhe sot e tërë ditën qëndron në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm (nenet 5 dhe neni 21).

Pra aktgjykimi i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Thrmelore të Prishtinës rrëzon Rregulloren e Kryeministrit Kurti.

Për më tepër, në bazë të neni 24 të Ligjit për zyrtarë publik (06/L-114) sipas të cilit nëpunësi civil ka të drejtë të parashtroj ankesë drejtpërdrejt në KPMSHCK, aq më tepër kur ambasadori Prenkaj paraprakisht ka parashtruar ankesa përberendaministrisë derisa ushtronte ende funskionin e Drejtorit të Përgjithshëm, pra para se të merrej vendim për aktemërim (të jashtligjshëm) në pozitën e drejtorit për amerika.

Pra vendimi i këtyre ditëve (14.06.2024) i KPMSHCK-së përpos mos respektimit dhe mos ekzekutimit të Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, post festum merret me ankesën e paraqitur nga ambasadori Prenkaj që në vitin 2022, “contra legem.”

Në rast se Gjykata e Apelit do të kishte miratuar ankesën e KPMSHCK-së, atëherë pala

tjetër, në këtë rast ambasadori Prenkaj mund të vazhdonte me proces në Gjykatë Supreme, nëse në këtë rast Gjykata e Apelit do të mundësonte përmes këshillës juridike për ankimim, gjë që nuk i mundësoj në rastin konkret palës ankimuese (KPMSHCK-së). 

Shtrohet pyetja logjike: Me cilën këshillë juridike KPMSHCK merr vendim kundërthënës me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit?

Me datë 14.06.2024, d.m.th pas Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, KPMSHCK mxjerr një vendim i cili e hedhë poshtë Aktgjykimin në fjalë duke e trajtuar si ankesë të palejuar të Ambasadorit Prenkaj me arsyetimet që nuk kanë asnjë peshë dhe arsyetim të mjaftueshëm juridik.

Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në kontestin e Ambasadorit Albert Prenkaj me MPJD-në, gjegjëisht KPMSHCK-në në lidhje me Rregulloren (ZKM) Nr. 01/2022 Për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënshkruar ngaKryeministri Kurti, sipas të cilit aktgjykim rregullorja në fjalë nuk është në përputhje me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm Nr.03/122.  

Më 08.05.2024, nga MPJD dërgohet një kërkesë në Zyren e Kryeministit nga ish, z. Behar Isma, në kohën kur ishte në pozitën  u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së ndërsa tash është në pozitën e u.d. Drejtor i Departamentit per Çështje Ligjore dhe Traktate.

Në dokumentin e dërguar nga z. Isma në Zyre të Kryeministrit në mes tjerash thuhet:” Ministria e Punêve tè Jashtme dhe Diaspores ka verejtur se ne Rregulloren nr. 01/ 2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve te punesne Ministrine e Punëve te Jashtme dhe Diaspores janepervjedhur disa gabime/ lëshime…”

E tërë kjo ndodhë pas Aktygjykimit të Gjykatës Kusjtetuese.

KPMSHCK si mburroj e veprimeve te Kryeministrit dhe vendimeve të jashtligjshme të MPJD-së të udhëhequr nga znj. Gërvalla-Schwart vazhdon sagën e veprimeve në kundërshtim me vendimet e gjyqësorit, për t’u shndërruar në subjekte të ngritjeve të hetimeve nga prokuroria e shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...