Live

Aksioni kundër fajdes në Gjilan, Policia e Kosovës arreston edhe personin e tretë që ishte në kërkim

10:18 / 25 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të javës së kaluar, ka arrestuar edhe një person në Gjilan, si i dyshuar për përfshirje në rastin e fajdes.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është arrestuar dje dhe është dërguar në mbajtje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Gjilan, viti 2023 dhe 2024. Në lidhje me rastin, më 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës më 21 qershor të javës së kaluar, ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin e veprës penale të “Fajdës dhe Detyrimit”. Mefail dhe Edonis Shkodra u arrestuan dhe dërguan në mbajtje, derisa në kërkim ishte edhe personi i tretë,  i njohur si Albert Malisheva, ishte në kërkim si të dyshuar për të njëjtin rast.

Autoritetet e sigurisë dyshojnë se personat e arrestuar kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një viktime me qëllim përfitimin financiar nga veprimet e tyre të paligjshme, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej mbi 600,000 euro për viktimën.

Lidhur me rastin janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

7 persona u arrestuan për fajde në tri rajone të Kosovës gjatë javës së kaluar

Policia e Kosovë publikoi pamjet e operacioneve policore kundër fajdeve dhe detyrimit, të cilat i realizoi të enjten dhe të premten në disa rajone, ku bëri të ditur se janë arrestuar shtatë persona, të cilët nëpërmjet aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

Arrestime ka pasur në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se pas këtyre aksioneve tha se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi ka përfunduar.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

“I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, shkroi Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...