Live

Gërvalla: Një BE më e fortë, përgjigje për sfidat e së ardhmes

10:20 / 25 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Gërvalla mes tjerash deklaroi se një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për sfidat e të sotmes dhe të së ardhmes.

“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar integrimin e mëtejmë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo është tema kryesore. Duke e parë integrimin e gjithë Evropës, atyre shteteve që qëndrojnë pranë vlerave evropiane, mbështesin principet evropiane dhe nuk janë vetëm çështje politike, por janë për rritjen e sigurisë në Evropë në kohën kur po ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, dhe kur një Bashkim Evropian më i fuqishëm është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe atyre të së ardhmes”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Luksemburg ku po merr pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Diskutimet e këtij takimi në fokus kanë integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e këtij procesi për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...