Live

Mirëpresim dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit

17:32 / 07 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtorit gjeneral të RTK-së, duke thënë se e mirëpret dorëheqjen e tij.

Përmes një njoftimi për media, SP-RTK thotë se përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

Sipas tyre ajo çka është më e rëndësishmja, “Ahmetgjekaj ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së”.

“Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim”, thotë Sindikata e Pavarur e RTK-së.

Postimi i plotë:

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

Sindikata e Pavarur e RTK-së mirëpret dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.

Përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, z.Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore.

Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro.

Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës.

Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik.

Ka dështuar ta rregulloj cështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK.

Ajo cka është më e rëndësishmja, ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së.

Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim.
Me respekt,
Kryesia e SPRTK-së

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...