Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60 të Policisë së Kosovës.
Kurti tha se policët të cilët sot po diplomojnë janë vlerë e shtuar e policisë.
Ai tha që përkushtimi dhe shërbimi me ndër le të jenë virtytet që i karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit.
“23 zyrtarë policor të rinj në krye të detyrës janë dëshmia e shërbimit ndaj qytetarëve, ata në jetën e patrullimit të rregullt, me operacione kundër bankave dhe krimeve të organizuara, ata janë rrëfyesi nga ata që janë ne shërbim. Të dashur kadetë Nga sot ju jeni vlerë e shtuar e policisë tonë, por edhe garancë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përkushtimi dhe shërbimi me nder le të jenë virtytet qe ju karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit”, tha Kurti.
Kryeministri u shpreh të jetë i lumtur që edhe këtë gjeneratë, çdo e 5t-a është grua.
Ndryshe, 448 policë të rinj kanë diplomuar në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60 e cila u mbajt në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend. PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa sivjet do të shënojë 25-vjetorin e themelimit të saj.