Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, sot përmes një video në Facebook ka folur për gjendjen e shëndetësisë në komunën që udhëheq.
Ai thotë se ka transformuar shëndetësinë në qytet dhe fshatrat e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.
Hamza thotë se shëndetësinë do ta transformojë edhe në nivel vendi, gjithnjë nëse PDK merr pushtetin dhe ai bëhet kryeministër i vendit.
Postimi i tij:
Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës.
Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar.