Live

Moti për sot

08:04 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Të reshura shiu që përfshinë vendin gjatë mbrëmjes, vazhdojnë vende-vende gjatë natës, aty këtu të shoqëruara me bubullimë. 

Ditën e martë reshjet e shiut vetëm se shkojnë duke u intensifikuar dhe të jenë më të vazhdueshme nga pjesë qëndrore e lindore të vendit, që lokalisht mund të çojnë deri tek ndonjë përmbytje, njofton Prishtina Weather.

Më vonë duke shkuar nga mbrëmjes, në pjesë të vendit reshjet pushojnë. Herë herë reshjet mund të shoqërohen me bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 16C, e ato maksimale gjatë ditës do të jenë më të ulëta, ndërmjet 18C e 21C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-7m/s.

Ditën e mërkurë mbeten më shumë vransira mbi vend, e riga shiu mund të vazhdojnë orëve të mëngjesit, apo edhe gjatë ditës lokalisht. Ditën e enjte mbretëron mot më stabil, me më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje drei në 25C e 27C. Nga dita e premtë sërish priten kushte për të reshura shiu, në formë rrebeshesh, herë herë të shoqëruara me bubullimë. Temperaturat zbresin në 22C, e të shtunën në 17C.

Shpërndaje në

U Kopjua